Me ftesë të dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Prof. Asoc. Dr. Bejtush Gashi, më datat 19 dhe 20 dhjetor 2019, oficerët e lartë të FSK-së, kolonelët Sefer Isufi dhe Ejup Maqedonci, mbajtën ligjërata veç e veç, para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në Vushtrri.Koloneli Sefer Isufi, zëvendësdrejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministri të Mbrojtjes, ligjëroi temën: „Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës në procesin dhe perspektivën zhvillimore“.
Kolonel Isufi trajtoi në mënyrë kronologjike; bazën legjislative të zhvillimit të Ministrisë dhe Forcës në periudhën para dhe gjatë tranzicionit në mision të ri; politikat, bazën konceptuale dhe strategjike të Ministrisë dhe atë doktrinare të Forcës, procesin e tranzicionit, aftësitë dhe kapacitetet aktuale operacionale të Forcës, shkollimin dhe trajnimin brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunimin dhe përfaqësimin ndërkombëtar, nivelin e modernizimit, ushtrimet dhe operacionet brenda dhe jashtë vendit, si dhe vizionin për të ardhmen.
Kurse, koloneli Ejup Maqedonci, para studentëve të vitit të tretë të këtij fakulteti, ligjëroi temën: „Roli i Forcës së Sigurisë të Kosovës në Operacionet për Menaxhimin e Krizave“. Fokusi i ligjëratës ka qene prezantimi i misionit dhe detyrave të reja të FSK-së, roli i FSK-së në përballje me katastrofat natyrore në nivel kombëtar si dhe njoftimi me procesin e vendimmarrjes ushtarake në FSK. Ligjëratat e kolonelëve Isufi dhe Maqedonci në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u përcollën me interesim të madh nga studentët, gjë që u vërejt edhe nga pyetjet e tyre të shumta, të cilat ndikuan që të rritet edhe më shumë cilësia e këtyre ligjëratave.
Ndërkaq stafi akademik i AKSP-së falënderoi dhe përgëzoi FSK-në për të arriturat e saj dhe në veçanti falënderoi kolonelët e FSK-së për këto leksione kaq cilësore.
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...
Ushtarët letonezë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri t...