Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar së funksionuari zyra për përpilimin e padive ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.
“Kjo zyrë është krijuar për të ofruar mbështetje ligjore për të gjitha bizneset e prekura nga ky vendim dhe po shënon interesim të lartë nga ana e kompanive të cilat kanë nevojë për ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për kontestimin ligjor. Ftojmë të gjitha bizneset që ndihen të dëmtuara nga ky vendim dhe që kanë nevojë për mbështetje në hartimin e padisë, të paraqiten pranë kësaj zyre brenda Odës Ekonomike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave
Saka do të bëhet lojtari më i paguar në histori të Arsenalit...