Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka janë takuar në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me drejtuesit e lartë të Korporatës Financiare Zhvillimore (DFC) të Shteteve të Bashkuara te Amerikës.
Në takim me Kryeshefin Operativ Edward Burrier, Këshilltarin e Kryeshefit Ekzekutiv të Korporatës DFC Caleb McCarry dhe me Shefin e Stafit Stewart Ackerly, drejtuesit e dy odave ekonomike biseduan për nevojat e sektorit privat në Kosovë, si dhe sektorët me potencial zhvillimor, të cilët do të mund të përfitonin nga instrumentet mbështetëse të Korporatës DFC.
Zeka dhe Rukiqi theksuan edhe nevojën e angazhimit më të shpejtë të qeverive në Kosovë dhe në Serbi për zbatimin e zotimeve të Marrëveshjes së Uashingtonit, si dhe rolin që odat ekonomike nacionale dhe ato amerikane në Kosovë dhe në Serbi mund të luajnë në asistimin e qeverive për zbatimin e pikave të marrëveshjes.
Diskutimi u fokusua edhe në çështjet e lidhura me energjinë dhe nevojën e rritjes së sigurimit të furnizimit në Kosovë si parakusht për zhvillim ekonomik.
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...