Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme në lidhje me pandeminë COVID-19, ku ka bërë thirrje që të kemi kujdes dhe respektim të masave.
“Ne solidarizohemi me thirrjen për kujdes të shtuar e për veprime konkrete, në respektim të masave. Jemi solidarizuar edhe me gjendjen jo të lehtë të bizneseve tona, të cilët mijëra e mijëra qytetar preken nga gjendja ekonomike qe ka sjell pandemia, kjo na ka shtyrë që të jemi aktiv dhe insistues e të gjejmë një mes që ne të kemi një lakore të mbrojtjen e shëndetit dhe të kemi jo mbyllje të ekonomisë”, ka thënë Rukiqi.
Ai ka thënë se Prishtina kap aktivitetin e 50% të ekonomisë në Kosovë, raporton arbresh.info.
Oda Ekonomike e Kosovës, kishte propozuar që dënimin për mbylljen e bizneseve për tre muaj, kështu bëri të ditur kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi.
“Oda Ekonomike e Kosovës propozoi dënimin për mbylljen e bizneseve për tre muaj. Ky kompromis apo ky mes, gjeti përkrahjen e Qeverisë së vendit, që mos të shkoj deri në mbyllje totale, por ekonomia të punoj aq sa për mbijetesë”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Rukiqi ka falënderuar kryeministrin Avdullah Hottin dhe ministrin e Shëndetësisë Armend Zemajn sa i përket masave që i ka propozuar për ekonomin e vendit, shkruan Arbresh.info.
Në fund, ai ka shtuar se duhet t’i respektojmë masat bazike minimale, sepse në mos të respektimit shkon dënimi deri në 3 muaj.
Ai i ka bërë thirrje Qeverisë, që mos të bëjnë kopje të shteteve të ndryshme, sikur javën e kaluar./Arbresh.info
Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...