Nga nesër Oda e Profesionistëve Shëndetësor do të ketë kompetenca mbi edukimin e vazhduar profesional dhe etikës profesionale, pasi që këto kompetenca sot Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka bartur tek Odat e Profesionistëve Shëndetësor.
Ndërsa për kompetencat e licencimi dhe ri-licencimit do të kryhen bashkërisht mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të Odave.
Kompetencat, Ministria e Shëndetësisë ia ka bartur vetëm katër Odave asaj të Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësor, stomatologëve, farmacistëve dhe fizioterapeutëve, ndërsa kompetencat nuk u janë bartur edhe Odës së Mjekëve.
Mos bartjen e kompetencave për këtë Odë e ka arsyetuar kryetarja e Odës së Mjekëve, Zylfije Hundozi, ku tha se për shkaqe teknike nuk kanë mundur ta mbajnë Kuvendin, por megjithatë ajo thotë se këto kompetenca janë gjysmake dhe nuk janë zbatuar sipas ligjit.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, procesin e bartjes së kompetencave tek Oda e Profesionistëve Shëndetësor e quajti etapë të zhvillimit për shoqërinë, ku ka theksuar se ky proces ka qenë mjaft i rëndësishëm dhe sfidues.
“Po bëjmë bartjen e disa nga kompetencat që deri tani i ka ushtruar Ministria e Shëndetësisë te Odat e profesionistëve shëndetësor. Është fjala e bartjes së kompetencës së edukimit të vazhduar profesional, dhe në etikën profesionale. Kompetenca këto që Odat me përkrahje të plotë logjistike dhe me ekspertizë të vazhdueshme të bordeve ekzistuese të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i ushtrojë nga 1 korriku”, tha Rrahmani.
Ndërsa për kompetencat e licencimit dhe ri-licencimit ministri Rrahmani tha se nga 1 korriku deri me 31 dhjetor do të nënshkruhen nga ministri i Shëndetësisë dhe kryetari i Odës përkatëse.
Para se të bëhej bartja e kompetencave ministri Rrahmani zhvilloi një takim për rreth një orë me përfaqësuesit e pesë Odave të Profesionistëve Shëndetësor, ku gjatë këtij takimi morën vendim që të gjitha taksat për edukimin e vazhduar profesional, dhe taksa tjera të barten në xhirollogari të Odave.
E pyetur se cila është arsyeja e mos bartjes së kompetencave në Odën që ajo përfaqëson, kryetarja e Odës së Mjekëve, Zylfije Hundozi, tha se i kanë bërë të gjitha rregulloret, por që nuk ka pas vend për mbajtjen e Kuvendit.
E kryetari i Odës së Stomatologëve të Kosovës, Kujtim Shala, tha se në këtë proces ka shumë probleme të natyrave të ndryshme, pasi që siç tha ai ky proces është një sfidë edhe për ministrinë por edhe për odën e profesionistëve.
Ministri Rrahmani ka ritheksuar se do të punohet intensiv që brenda këtij viti të gjitha kompetencat të barten tek oda e profesionistëve shëndetësore./
Turqi: Autobusi del nga rruga dhe bie në humnerë, tetë të vd...
Ambasadori rus në Serbi: Negociatat për NIS-in nuk janë krye...
Elita e basketbollit vjen sot me dy ndeshje interesante
Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem,...
Kurti nderon Elfete e Mentor Humollin: Simbol i sakrificës d...
Gjiganti turk e kërkon Benzeman, por shokohet nga kërkesat f...