Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës e ka quajtur të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë vendimin për Ligjin e Pagave.
Sejdiu në RTV Dukagjini thotë se shtyrja është bërë pikërisht në kohën kur mjekët për përballen me fluksin e pacientëve me coronavirus.
Ai thotë se megjithatë puna e mjekëve do të vazhdojë pasi ata as deri tani nuk kanë punuar për paga.
“Ne ato që i marrim nuk mund t’i konsiderojmë paga por vetëm vitra, ndërsa vendimmarrësit marrin paga katër shifrore. Ne do ta kryejmë punën tonë deri në fund”.
Sejdiu ka përmendur edhe vdekjen e kardiologut 51 vjeçar.
“Sot na vdiq edhe kolegu ynë 51 vjeçar. Ai nuk është mbrojtur në vendin e punës nga rrezatimet dhe infeksionet tjera që ka pasur”.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës thotë se mjekët nuk kane nevojë të konsiderohen si heronj por ata duhet të respektohen dhe trajtohen si heronj.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...