Përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës kanë vizituar sot Prizrenin, ku kanë dëgjuar hallet e bizneseve në këtë qytet.
Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Hysen Sogojeva bashkë me nënkryetarin Burim Sallauka dhe drejtorin për hartimin e projekteve Bujar Salihu sot janë pritur në takim nga njësia rajonale e Prizrenit, shkruan arbresh.info.
Qëllimi i takimit sipas OHT-së, ishte që të shihej edhe njëherë se si është konsoliduar kjo njësi dhe se si po i vazhdojnë aktivitetet e tyre.
Bashkë me kryetarin e njësisë Rajonale të Prizrenit Tahir Sallauka diskutuan tema nga më të ndryshmet, u dëgjuan shqetësimet e të pranishmëve si dhe u morën për t’u shqyrtuar të gjitha kërkesat që këta përfaqësues të bizneseve dhe njëherit anëtarë të njësive kishin.
“Nga ky takim unanimisht dolën edhe disa kërkesa: lehtësimi i masave; problemi i përgjithshëm me tvsh të zgjidhet sa më parë, dhe mbetja e tvsh% të mbetet 8% edhe për një kohë të gjatë; të adresohet dhe ti ipet zgjidhje problemit me parking në zonën historike të shatërvanit; të rritet numri dhe aktivizimi i zyrave të informimit; të implementohet ndihma financiare për kohën e pandemisë për biznese; gjetja e modalitetit të mbrojtjes së biznesit ndaj konsumatorit; ndalimi i presionit të inspektorëve ndaj bizneseve”, thuhet në njofim./ arbresh.info/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...