Përfaqësuesi i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Astrit Haxhijaha, ka shprehur mbështetjen për ligjin e unifikimit të çmimeve të barnave, por ka kritikuar mënyrën e prezantimit të uljeve të çmimeve nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).
“Në parim, ne e përkrahim implementimin e këtij ligji, pasi do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e çmimeve. Megjithatë, nuk presim ulje drastike siç i ka prezantuar MSH-ja”, ka deklaruar Haxhijaha, duke shtuar se këto ulje bazohen në një listë të parë prej 100 produkteve të fryra, duke marrë për bazë nenin 8 të ligjit që referon çmimet në shtete të tjera.
Ai përmendi rastin e kremit Travazol, i cili thuhet se do të bëhet 10.6 herë më i lirë, si shembull të uljeve që, sipas tij, nuk përfaqësojnë realitetin e tregut.
“Këta janë bazuar me listën e parë me 100 produkte të cilat janë dalë të fryra, duke u bazuar tek neni 8 në të cilat janë marrë shtetet referente. Këto të cilat i ka prezantuar ministri i Shëndetësisë, i ka marrë të listës së parë”, ka deklaruar ai.
Trump: S’ka marrëveshje me Iranin derisa të rihapet ngushtic...
NASA rikthehet në Hënë, niset misioni historik Artemis II
Irani godet Izraelin me raketa balistike, alarm në mbarë ven...
Kuvendi i Kosovës mban sot seancë plenare
Reshje të dendura dhe erëra të fuqishme të enjten në Kosovë
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...