“Përmirësimi i klimës së të bërit biznes në Kosovë kërkon politika të parashikueshme, reforma të synuara dhe dialog të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat”.
Këto prioritete ishin në qendër të Mëngjesit për Ekzekutivë të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila, duke mbledhur liderë të biznesit dhe përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet në njoftim e Odës Ekonomike Amerikane.
Kusari-Lila në këtë ngjarje prezantoi agjendën legjislative dhe reformat kryesore të Ministrisë, përfshirë mbështetjen për prodhimin vendor, transformimin e gjelbër të parqeve industriale, përmirësimin e shërbimeve të Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve, digjitalizimin e shërbimeve dhe masat për forcimin e inovacionit dhe zhvillimit të fuqisë punëtore.
Anëtarët e Odës Amerikane theksuan nevojën për rishikimin e barrës fiskale mbi derivatet e naftës në kontekst të çrregullimeve në zinxhirët e furnizimit, si dhe rritjen e mbështetjes për sektorin ICT, veçanërisht në zhvillimin e fuqisë punëtore.
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik
Vrasja me tre plumba në Vushtrri, rikonstruktohet ngjarja tr...
Osmani takon Angilin, e falënderon Erdoganin për forcimin e ...
Haxhiu takohet me Prattipatin, flasin për zhvillimet e fundi...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Rama paralajmëron masa të ashpra: Hedhja e mbeturinave ndërt...