Ambasadori i Britanisë së Madje, Ruairi O’Connell ka folur në lidhje me demokracinë në Kosovë dhe funksionimin e partive politike në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”.
Me këtë rast, O’Connell ka thënë se partitë politike në Kosovë, sipas sondazheve të shumta janë institucioni që qytetarët i besojnë më së paku, shkruan arbresh.info.
Ai tha se këto parti, kanë ende brenda individë që kanë të kaluar kriminale.
“Si mund të japin ata llogari para ligjit. Për këtë ato duhet të jenë më transparente të shihen saktë financat e tyre dhe të qëndrojnë afër qytetarëve. Pajtohem me Thaçin që thotë se ka filluar nismën për dekriminalizimin e të gjitha proceseve dhe pajtohem me këtë që askush nuk guxon të jetë mbi ligjin, duke përfshirë edhe deputetët”, tha O’Connell duke shtuar se disa njerëz pa keqardhje dhe pa pikë turpi vazhdo të kërkojnë votën./Arbresh.info.
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...
Plagosje me thikë në Vlorë, qëllohet dy herë 33-vjeçari në a...
3,500 marinarë dhe marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e ...
Plagosje në afërsi të Spitalit Rajonal të Vlorës, 33-vjeçari...