Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell deklaroi sot, se nuk është situatë e mirë nëse në Qeveri ka ministra të akuzuar ose të paditur për veprimtari kriminale, ndërsa ka mirëpritur shkarkimin e dy zyrtarëve të lartë, të cilët së fundit janë larguar nga detyra pasi ishin të akuzuar për krime të rënda.
Ai në një postim në Facebook shkruan se Kosova ka ndërmarrë hapa të vegjël, por pozitiv kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ka nevojë që të ketë përpjekje më serioze që synojnë shkelësit më të këqij.
“Duke pasur ministra të qeverisë që janë akuzuar apo paditur për veprimtari kriminale nuk është një situatë e mirë. Por, është një hap në drejtimin e duhur pasi Qeveria e Kosovës kohët e fundit shkarkoi dy zyrtarë të lartë, të cilët ishin dënuar për krime të rënda”, ka shkruar ai.
Ai ndër të tjera ka thënë se, arrestimet janë pjesa më e lehtë duke shtuar që dënimet ndaj tyre janë të rëndësishme.
“Kosova ka ndërmarrë disa hapa të vegjël, por pozitivë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Miqtë e Kosovës, ashtu si dhe qytetarët tuaj, kanë nevojë që kjo të bëhet një përpjekje serioze që synon gjithashtu shkelësit më të këqij. Arrestimet janë pjesa e lehtë. Dënimet janë më të rëndësishme”, ka përfunduar ai
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...