Komuna e Obiliqit sot ka filluar sezonin e mbjelljes së drunjve duke zgjedhur kështu vendin i cili sipas kësaj komune atakohet më së shumti nga pluhuri i KEK-ut, e që është fshati Nadakovc.
Udhëheqësi i Drejtorisë së Ambientit në këtë komunë, Arben Berisha tha se mbjellja e këtyre drunjve ka për qëllim që sa më shumë të bëhet gjelbërim në këtë qytetet i cili është më i ndoturi në Kosovë.
Berisha shpreson që ky sezon do të përmbyllet me sukses.
“Sot kemi filluar sezonin e mbjellës së drunjve në sezonin vjeshtor që mendojmë që këtë sezon ta përmbyllim me sukses dhe drunjtë i kemi cilësorë dhe kjo është një vazhdimësi e punëve që bëjmë, por në veçanti është puna më e madhe që e bëjmë për gjelbërimin e hapësirave ku mundemi të mbjellim drunj. Do të thotë kemi filluar me mbjelljen e drunjve dhe besoj që do të shkoj shumë mirë”, tha Berisha.
Edhe pse ky vend është më së shumti që preket nga pluhuri i KEK-ut, dhe ata nuk mund ta ndalin atë, Berisha beson që me mbjelljen e këtyre drunjve ata sado pak do ndihmojnë në pastrimin e ajrit.
“Kjo është një zonë e cila është e atakuar më së shumti nga pluhuri i KEK-ut dhe po duam që sado pak që jetën t’ua lehtësojmë qytetarëve tonë. Ne i kemi mbjell edhe më shumë por me këto mendojmë që do ta përfundojmë mbjelljen për sa i përket kësaj pjese. Tani do ta kalojmë edhe në qytetet një pjesë të vogël dhe në fshatra përreth…Era nuk ndalet për shkak se ajo është një kundërmim i ajrit që drunjtë nuk mund ta ndalin por sado pak e filtron ajrin dhe e pastron, pra është një pjesë që bënë mirë në jetën e njerëzve”, tha Berisha.
Me mbjelljen e sotme të drunjve në këtë pjesë u bë edhe përmbyllja e mbjelljes së drunjve në këtë fshat. Për këtë tash do vazhdohet edhe nëpër fshatra tjerë dhe në qendër të qytetit.
Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 445 nga 914 vendvotime
“Është nder i madh për mua”, çka i tha Trumpi – Ramës në let...
Një person në Deçan vetëplagoset në gishtin tregues
Izraeli reagon ashpër ndaj emërimit të panelit ndërkombëtar ...
Aksident trafiku në Prishtinë, lëndohet këmbësorja
Kërcënimi i Trump me tarifa për Groenlandën, konsiderohet “i...