Presidenti në largim i SHBA-ve, Barack Obama, e ka befasuar zv.presidentin Joe Biden, duke e nderuar atë me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë të vendit.
Ceremonia është kryer në Shtëpinë e Bardhë, transmeton arbresh.info
“Për besimin tënd në shoqërinë amerikane, për dashurinë ndaj vendit dhe për shërbimin tënd jetësor që do të zgjasë nëpër breza, unë dëshiroj të ftoj asistentin ushtarak që të bashkohet me ne në skenë”, tha Obama gjatë ceremonisë.
“Për ditët e mia të të fundit si president, unë jam i nderuar që të dorëzoj ty çmimin e nderit më të lartë të vendit tonë, Medaljen Presidenciale të Lirisë.”
Para se të befasonte Bidenin me këtë çmimin, Obama mbajti një fjalim ku lëvdoi gjatë punën e Bidenin dhe falenderoi gruan, fëmijët dhe nipërit e tij.
“Nëse dikush nuk arrin të admirojë një person si Joe Biden, atëherë ai person ka probleme me vetën”, tha Obama.
“Joe Biden është njeriu më i mirë që ka krijuar Zoti”./Arbresh.info
“Liria ka Emër” sot mban konferencë për media
Aksion i përbashkët i Inspektoratit, Policisë e AVUK-ut në P...
Japonia voton mes borës në zgjedhjet e parakohshme, Takaichi...
Moti sot në Shqipëri
Netanyahu dhe Trumpi do të takohen për të diskutuar mbi Iran...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell