Google ADS

Nxënësit shembullorë renovojnë klasen! (FOTO)

09:12 | 8 Mars 2015
Arbresh.info

Një aksion i rrallë është marrë nga nxënësit e klasës së V-1 të shkollës fillore “Vëllezërit Frashri” në Bukosh të Suharekës. Ata vullnetarisht kanë mbledhur fonde për renovimin e klasës, ku ndjekin procesin mësimor.

Iniciativa e tyre është mbështetur financiarisht edhe nga prindërit dhe Drejtoria e Arsimit në Suharekë.

Nxënësit shprehen të gëzuar për renovimin e klasës. Nxënësja Albenita Sopaj tregon se ndjehet e lumtur që kanë arrit të rinovojnë klasën ku mësojnë.

“Gjithçka që po shihni këtu nuk do te ishte e mundur pa ndihmën e prindërve”, shprehet Sopaj.

“Kur filluam planifikimin për renovimin e klasës nuk parashikuam ndihmën e shumë personave dhe mbështetjen e vazhdueshme që kemi marr çdo dite”, tregon ajo për prizrenpress.

Albenita falënderon për përkrahje veçanërisht mësuesen Blerta Sopajn.

“Mësuesja Blerta do të mbetet shembull i mirë për përkushtimin që ka treguar për të na përkrahur në renovimin e klasës”.

Ndërkaq, mësuesja e klasës Blerta Sopa, tregon se ideja për renovimin e klasës ka lindur nga nxënësit.

“Kjo ide ka lindur nga nxënësit dhe është përkrahur nga unë, drejtori i shkollës dhe nga prindërit e fëmijëve”, tregon ajo.

“Tash klasa e tyre duket e bukur dhe ata mezi presin të ulën në këtë klasë për të mësuar më shumë dhe në kushte më të mira”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme