Drejtoria e Komunale e Arsimit në Komunën Prishtinës, në bashkëpunim me UNDP, ka organizuar garën për esenë më të mirë në temën “Çka është korrupsioni?”, për të vlerësuar vetëdijesimin e nxënësve të shkollave të mesme të Prishtinës, lidhur me korrupsionin.
Qëllimi i esesë ka qenë që të inkurajojë nxënësit e shkollave të mesme, që të shprehin përmes esesë perceptimin e tyre mbi korrupsionin.
Konkursi ka qenë i hapur nga 06 nëntor deri më 20 nëntor, ku kanë konkurruar të gjitha shkollat e mesme.
Secila shkollë ka pasur mundësi të konkurrojë me tre ese, të cilat pastaj janë vlerësuar nga paneli vlerësues i përbërë nga: DKA, Agron Gashi mësimdhënës dhe Rrezearta Reka, zyrtare e Projektit SAEK të UNDP-së.
Pas dorëzimit të eseve në Drejtorinë për Arsim, paneli është mbledhur dhe brenda tre ditë ka vlerësuar tre esetë më të mira, më 8 dhjetor, 2015.
Nga ky proces vlerësimi ku kanë konkurruar të gjitha shkollat e mesme të larta të Komunës së Prishtinës janë përzgjedhur tre shkollat fituese ato janë: SHML “Eqrem Çabej”, vendi i parë Dafina Gjikolli; SHML “Sami Frashëri”, vendi i dytë, Sara Abrashi dhe Shkolla SHML “28 Nëntori”, vendi i tretë Shqiponjë Emërllahu.
Shpërblimi për tre esetë më të mira, ishte instalimi i këndit antikorrupsion në tri shkollat fituese. Ky kënd antikorrupsion do të përfshijë: tavolinën me kompjuter, rafte të librave si dhe materiale me praktika të mira të përfshirjes së rinisë në aktivitete anti-korrupsion.
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...