Një studente shqiptare në Graz, Rina Demjaha, ka folur, lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi mëngjesin e së martës në këtë qytet austriak, ku një 21-vjeçar kreu një sulm të armatosur në një shkollë të mesme, duke vrarë 11 persona, përfshirë edhe një vajzë 15-vjeçare me prejardhje nga Kosova, Lea Bajrami.
Demjaha tha se sulmuesi njihej si një nxënës problematik dhe i izoluar, që nuk kishte arritur të përfundonte shkollimin.
“I dyshuari ishte nxënës jo i rregullt dhe problematik. Ai nuk kishte arritur të përfundonte shkollën”, deklaroi ajo, përcjell Klankosova.
Autoritetet austriake janë ende duke hetuar motivet e sulmit, ndërsa komuniteti në Graz është i tronditur nga ngjarja që la pas vetes shumë viktima të pafajshme.
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...
Shea: KFOR-i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO
Prokuroria: Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Klinë, do t...