Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar rezultatet e votave të dërguara me postë nga diaspora.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) del të jetë e para me 51.34 për qind apo 14 mijë e 432 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) renditet e dyta me 29.74 për qind apo 8360 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 8.12 për qind apo 2283 vota.
AAK-NISMA në 4.15 për qind apo 1167 vota.
Kujtojmë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës dhe deri në orën 16:00 janë numëruar 89 nga 187 kuti votimi./Arbresh.info

Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”