Deri më tani, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë numëruar 94 për qind e votave.
Në 18 komuna ka përfunduar numërimi, derisa në 14 të tjera janë numëruar mbi 90 për qind e votave, shkruan arbresh.info.
Me 34.53 për qind prinë koalicioni Partia Demokratike e Kosovës Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Nisma për Kosovën Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës Alternativa Demokratike e Kosovës Republikanët e Kosovës Partia e Ballit Partia Socialdemokrate Balli Kombëtar i Kosovës.
Me 26.84 për qind është e dyta Lëvizja VETËVENDOSJE.
Me 25.78 për qind renditet i treti koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës Aleanca Kosova e Re.
Numri i fletëvotimeve të pavlefshme ka arritur në 50 mijë e 471.
Në zgjedhjet e parkohshme të së dielës, për Kuvendin e Kosovës kanë votuar 41.34 për qind e qytetarëve me të drejtë vote./arbresh.info/
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...