Nuk zbatohet Ligji për Personat e Verbër

10:00 | 28 Dhjetor 2015
M. A.

Edhe në vitin 2015 nuk ka gjetur zbatim Ligji për Personat e Verbër, ndonëse ai është miratuar në Kuvendin e Kosovës në qershorin e vitit 2012 dhe është dashur të nis të zbatohet më 1 janar të 2013.

Kryetarja e Komitetit të Grave të Verbra të Kosovës, Bajramshahe Jetullahu ka thënë për Klan Kosovën se ai nuk u zbatua nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Madje kjo e fundit sipas Jetullahut nuk ka pranuar as të takohet me Komitetin e Grave të Verbra të Kosovës ndonëse kishin kërkuar takim me ministrin e Punës, Arban Abrashin gjatë tërë vitit.

Për këtë çështje, Jetullahu ka paralajmëruar edhe protesta.

Shpërndaje në rrjete sociale