Zyrtarët e Agjencisë së Metrologjisë, në mbështetje nga Inspektorati i Tregut sot kanë vazhduar me mbikëqyrjen metrologjike në rajonin e Prishtinës, gjegjësisht Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq ku kanë bërë mbikëqyrjen e peshës së bukës dhe deklaracionit të mallit.
Gjatë mbikëqyrjes ka rezultuar me gjetjen e shkeljeve ligjore në 5 subjekte (furra të bukës), ku gjatë mbikëqyrjes ka pasur mos-përputhje të peshës së bukës dhe deklaracionit.
Në katër furra ka pasur mungesë të deklaracionit, që nënkupton se këto subjekte nuk e kanë deklaruar peshën e bukës që e shesin nëpër rafte, derisa tek një subjekt tjetër ka rezultuar mos përputhje e peshës së bukës me deklarimin që ka paraqitur subjekti.
Me këtë rast janë shqiptuar 5 masa ndëshkuese ndaj subjekteve, ku janë gjetur shkelje, të natyrës së mos deklarimit të mallit dhe mos konformitetit të peshës së bukës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht, Agjencia e Metrologjisë, do të vazhdojë mbikëqyrjen metrologjike edhe në ditët e ardhshme nëpër të gjithë Territorin e Republikës së Kosovës, për ta mbikëqyrur gjendjen ekzistuese në terren.
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...