Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pasi nuk ka arritur që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për tu bërë përsëri deputet në Kuvendin e Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri ka falënderuar votuesit që i kanë besuar, teksa ka uruar bashkëpartiaktët e tij të cilët kanë marrur votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.
Tahiri ka thënë se do të vazhdojë të jetë i njëjti, dhe se është krenar për punën që ka bërë gjatë këtyre 4 viteve në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të vendit,
Unë nuk do të jem deputet i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës, tani edhe pas certifikimit të rezultateve konfirmohet se ky ishte vullneti i votuesve të Aleancës.
Megjithatë, falënderoj nga zemra 9,693 votues që menduan dhe më besuan që të isha pjesë e Kuvendit të Kosovës. Dua të uroj kolegët, kryetarin Haradinaj, Dr. Time dhe Bekën për rizgjedhje. Po ashtu, të uroj rikthimin në Kuvend të Dautit dhe dajës Lahi.
Në këtë postim, dua të falenderoj ekipin në Grupit Parlamentar, të falënderoj Fixhin dhe gjithë ekipin që përgjatë katër viteve, më ndihmuan të isha i suksesshëm në ballë të jetës parlamentare, betejave politike e parlamentare në kuvend, artikulimin e qëndrimeve politike dhe të pozicioneve të Aleancës.
Miq të dashur,
Unë do të vazhdoj të jem i njëjti, por do të më duhet do kohë për të analizuar dhe reflektuar mbi këtë çka ka ndodhur. Në veçanti, më duhet të analizojë cilat janë arsyet që votuesi i AAK-së në një përzgjedhje preferenciale, me mundësi të zgjedhjes së 10 kandidatëve nuk e kanë parë të rrugës që unë të jam njëri prej dhjetëve në preferencën e tyre.
Përndryshe, jam krenar për punën që bëra në 4 vitet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe thellësisht mirënjohës për 9,693 qytetarë që votuan dhe besuan se duhej të vazhdoja si përfaqësues i tyre në Kuvend.
Ngritjen e kam synimin e radhës, dorëzimin asnjëherë.
Faleminderit për të gjithë ju që më besuat gjithmonë, e edhe kësaj radhe!
Besniku
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...