Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë gjobitur me nga 2 mijë euro, për mosrespektim të masave anti-Covid.
Këto dy parti politike janë gjobitur për tubimet që kanë mbajtur në Prishtinë, ku nuk kanë respektuar masat anti-Covid që janë në fuqi.
Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.
“Vazhdojmë me shqiptimin e gjobave për subjektet politike që organizojnë tubime në kundërshtim me vendimet qeveritare dhe ligjet në fuqi. Inspekcioni i Rendit Komunal po angazhohet në identifikimin dhe marrjen e masave ndaj secilit subjekt – shkelës të ligjit – brenda territorit të Kryeqytetit. Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë, vlen për të gjithë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ndryshe, Inspeksioni i Prishtinës para pak ditësh ka dënuar edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për mosrespektim të masave anti-Covid./arbresh.info/

Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...