Në ditën e fundit e ndaloi aktivitetin e ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’ pasi tha se lejoheshin të mitur dhe pije alkoolik për ta.
Por, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, duket se zbatimin e urdhëresës që ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit nuk po mund ta shtrijë edhe jashtë këtij festivali.
Shitja e dy produktëve për minorët ka vazhduar normalisht. Kështu ka thënë për arbresh.info drejtori i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku.
Ai ka shtuar se ligji nuk po gjen zbatim.
“Ky ligj në Kosovë nuk është duke gjetur zbatim. Zbatueshmëria në Kosovë është nën 40% ashtu si edhe ky”, ka thënë ai.
Ndalimi i aktivitetit të ‘’Beer and Wine Festival Prishtina’’, Kaçaniku ka shtuar se nuk ka qenë përgjegjësi e MTI-së.
“Është për të ardhur keq që kanë ndodhë këto gjëra në Beerfest, por ne e kemi sistemin e drejtësisë, të rendit e mekanizmat e tjerë e që nuk ka qenë përgjegjësi e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të ndalohet ky festival”, ka shtuar ai.
Sipas tij vendimi ka qenë i marrë ‘krye në veti’.
“Masat e ngutura gjithmonë prodhojnë pakënaqësi prandaj këtë masë Ministri është dashur ta ndërmerre në bashkëpunimin e jo krye në veti”, ka shtuar ai.
E në kohën kur ministria kishte vendosur këtë urdhëresë kishte vetëm 21 inspektorë e për të parë nëse ky numër është rritur të martën arbresh.info ka dërguar pyetje në MTI, por nuk ka marrë përgjigje.
I pari i MTI-së, Endrit Shala atë kohë kishe deklaruar se numri i inspektorëve është i vogël ndërsa pret bashkëpunim nga inspektoratët e dikastereve të tjera.
E MTI nuk është përgjigjur as për numrin e gjobave që ka shqiptuar për mos respektim të kësaj urdhërese.
Ndryshe në nëntorin e 2018-ës Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit.
Kjo urdhëresë ka për qëllim ndalimin dhe sanksionimin e shitjes, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.
“Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç”, thuhet në urdhëresën e MTI-së.
Gjithashtu në urdhëresë thuhet se do të ndëshkohen të gjitha pikat shitëse në rast të mos zbatimit të këtij ligji./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër