Është arrestuar një shtetas i Shqipërisë në Gjilan.
Policia bën të ditur se D.A. 46 vjeçar dyshohet se duke mashtruar nuk kishte përmbushur detyrimet e tij ndaj disa personave që i kishte punësuar sipas marrëveshjes.
“Gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën disa dokumente, disa stoli-bizhuteri të dyshuara, disa pajisje elektronike, një veturë, dy pasaporta dhe një telefon celular”, njofton policia.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, rasti nga Prokurori i Shtetit është cilësuar ‘’Mashtrim’’./Arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit