Deputeti i Bundestagut, Thorsten Frei, e sheh mjaftë të vështirë mundësinë e formimit të qeverisë, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.
“ Megjithatë, unë nuk i shikoj aktorët e ish-UÇK-së të kenë dalë më të fortë nga zgjedhjet. Përkundrazi. Aleanca e përbërë nga PDK, AAK dhe NISMA ka humbur dukshëm në krahasim me 2014. PDK-ja e vetme ndoshta do të përfundojë vetëm në forcën e tretë politike,” thotë Frei në një intervistë për DW.
Ai thotë se dialogu i vizave me Kosovën ka formuluar një rekomandim të qartë për liberalizimin e vizave, sapo të plotësohen edhe dy kushtet që kanë mbetur në Visa Road Map, transmeton arbresh.info.
“Veçanërisht ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ende nuk është bërë, për shkak të gjendjes së paqartë politike të brendshme. Këtu do të jetë e detyrë e qeverisë së ardhshme në Prishtinë, që të organizojë një shumicë dhe që të japë një sinjal të qartë.”
Sa i përket raportimeve për një “Plan Marshall” të Gjermanisë për Ballkanin, Frei thotë se nuk ka njohuri, duke vlerësuar se vendet e Ballkanit Perëndimor – pikërisht Shqipëria, Maqedonia ose Kosova – të cilat sapo kanë dalë nga një krizë, kanë nevojë për impulse të reja, për më shumë mbështetje dhe ndihmë fillestare.
“Vazhdimi dhe intensifikimi i Procesit të Berlinit – pra një Berlin Plus – është mjeti i duhur. Megjithatë është e sigurtë që qeveritë përkatëse dhe aktorët politikë vendorë të bëjnë reformat e nevojshme. Këtu në radhë të parë ka rëndësi sundimi i ligjit. Kjo nuk mund të bëhet nga jashtë dhe nuk është çështje parash ose e një Plani Marshall.”
Frei shton se Gjermania qendron e pandryshuar si partnere në krah të të gjitha vendeve të rajonit dhe po ashtu është e gatshme të moderojë dhe të mbështesë edhe më shumë.
Derisa është pyetur për deklaratat për Shqipërinë e Madhe, ai thotë se nuk ka asnjë mirëkuptim për deklratat e tilla.
“Njerëzit duan përparim ekonomik. Me siguri që në një rast të tillë do të pritej e kundërta.”
Thorsten Frei është Deputet i Bundestagut Gjerman, i zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë, dhe Nënkryetar i CDU-së për Landin Baden-Vyrttemberg. Ai është edhe anëtar i Grupit të Punës “Ballkan” në Bundestag. /arbresh.info/
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...