Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur për të shqyrtuar dhe miratuar propozim-buxhetin e Komunës për vitin 2026, si dhe parashikimet për vitet 2027-2028, ka dështuar të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm.
Pavarësisht ftesës së bërë nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Berisha-Bytyqi, një numër i konsiderueshëm i asamblistëve nuk ishin të pranishëm në sallë, duke pamundësuar zhvillimin e punimeve të seancës.
Në rend dite ishin paraparë edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban në qytet.
Ky është dështimi i dytë radhazi për të shqyrtuar dokumentin e buxhetit, pasi të mërkurën nuk u mbajt as mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), për shkak të mungesës së anëtarëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./rtk
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk e ka miratuar idenë e armëpushim...
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet