Nuk mori vota të mjaftueshme për deputet, deklarohet Naser Rugova

21:12 | 13 Tetor 2019
A Z

Naser Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës edhe pse synoj sërish mandatin e deputetit, nuk ka marrë vota të mjaftueshme dhe për këtë nuk i ka mbetur hatri.

Madje ai përmes një shkrimi të postuar në Facebook ka thënë se më i rëndësishëm për të është interesi i LDK-së.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të dashur miq,

Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u takofshim në angazhimet tona të ardhshme.

Ndryshe, 31 deputetë do të ketë partia e dytë më e votuar në vend, derisa pjesë e saj do të jenë emra të ri./arbresh.info/

https://www.facebook.com/naser.rugova/posts/10156958600033752

 

Shpërndaje në rrjete sociale