Nuk mbahet mësimi zëvendësues

11:10 | 16 Mars 2019
A Z

Vendimi i ministrisë së Arsimit ishte që të kompensohen orët e humbura nga greva që u mbajt javë më parë.

E, këtë nuk po e mbështet Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bile këta edhe e paditën MASHT-in për vendimin e ministrit, Shyqyri Bytyqi, shkruan arbresh.info.

Për këtë ekipi i Arbresh.info ka vizituar sot shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë për ta parë nëse po mbahet mësim, por kjo shkollë ka qenë e mbyllur.

E në një prononcim për Arbresh.info, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion nëse ndonjë shkollë ka mbajtur sot mësim.

“Ne jemi duke komunikuar me komuna sot dhe kemi edhe kujdestarin në Prishtinë, dhe deri më tani nuk kemi ndonjë informacion nëse ndonjë shkollë ka mbajtur sot mësim, dhe SBASHK-u vazhdon të qëndrojë në vendimin e këshillit drejtues se orët e humbura në grevë nuk zëvendësohen derisa nuk e sjell Gjykata e Prishtinës vendimin meritor”, tha Jasharaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale