Ky amandament është propozuar nga deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e cila ka ngritur zërin dhe ka kërkuar përkrahjen e deputetëve që të votojnë për rritjen e pagave të oficerëve në Shërbimin Korrektues, por nuk ka marrë përkrahje.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri tha se pagat në kuadër të Shërbimit Korrektues kanë qenë në përputhje me buxhetin.
Ai tutje tha se është rritur numri i punëtorëve në këtë Institucion dhe në vitin e ardhshëm do të reduktohet.

“Pagat në Shërbimin Korrektues kanë qenë në kuadër të buxhetit të paraparë. Ne e kemi rritë numrin e shërbyesve korrektues për 120 dhe do të reduktohen gjatë vitit të ardhshëm. Normalisht që duhet të jemi në koordinim të plotë me ministrinë e Financave”, ka thënë Tahiri.
Kuvendi po vazhdon punimet në votimin e amandamenteve të Ligjit për Paga.
Rama: Buxheti për mbrojtjen këtë vit, mbi pragun standard të...
Osmani: Guximi i Elfete Humollit dhe Mentorit na frymëzon pë...
Dallaveret me vota/Hetimet zgjerohen edhe në rajonin e Mitro...
Tentuan të vidhin në argjendari, arrestohen dy shtetas serbë...
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët