Në sheshin “Zahir Pajaziti” ka filluar protesta gjithëpopullore kundër vrasjeve ndaj grave.
Me slloganet “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, protestuesit kërkuan që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare, shkruan Arbresh.info.
Protesta e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist vjen pas vrasjes së Liridona Ademajt më 29 Nëntor.
Në mesin e tre të dyshuarve për vrasjen e saj është edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit nga 30 ditë për secilin./Arbresh.info/






Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut