Drejtuesit e Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare nuk kanë pasur fare disponimin t’u përgjigjen interesimit të deputetëve në lidhje me dëmet që ka pësuar Vala nga marrëveshja e lidhur me ZMobile.
I thirrur për të folur rreth raportit vjetor të vitit të kaluar, shefi i këtij autoriteti, Ekrem Hoxha, ka thënë se në aspektin ligjor marrëveshja është në rregull, kurse për pjesën biznesore ai ka thënë se fajin e ka keqmenaxhimi i Vala-s, raporton KTV.
Mirëpo, me këto deklarime nuk janë pajtuar anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik.
Sa i përket funksionimit të operatorëve ilegalë, Hoxha ka thënë se nga viti 2011 janë ndaluar nga qeveria aksionet në veri të vendit, ndërsa për ndalimin e punës së një antene në kishën ortodokse serbe në Graçanicë nuk ka gjetur mbështetje nga asnjë institucion për ta larguar.
Për marrëveshjen e telekomunikacionit, Hoxha ka thënë se ajo nuk shkel asnjë ligj të vendit dhe se pa u marrë kodi telefonik nuk e kanë në plan të hapin tenderin e tretë të telefonisë mobile.
Sipas raportit vjetor, në vendin tonë janë 1.7 milionë përdorues aktivë të telefonisë mobile, e cila pavarësisht numrit në rritje të përdoruesve, ka pasur ulje në të hyra te të gjithë operatorët për shkak të aplikacioneve të reja që nuk harxhojnë para.
Bazuar në një analizë të bërë del se mesatarja e shpenzimit mujor për komunikim është 6.83 euro, që është më e ulëta në rajon, transmeton Koha.net.
Vitin e kaluar në këtë sektor ka pasur mbi 50 milionë euro investime, ndërkaq sa i përket lëshimit të brezit të ri frekuencor, zyrtarë të ARKEP-it kanë thënë se deri në shtator do të jenë në dispozicion të operatorëve.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim