Nuk ka më transport falas për askënd nëpër Prishtinë.
Ndërmarrja e Trafikut Urban, ka vendosur të kërkojë pagesë nga të gjitha grupet shoqërore, të cilat qoftë për shkak të profesionit, apo për shkak të gjendjes sociale deri më tani kanë lëvizur pa bileta.
“Pjesëtarët e FSK’së dhe të policisë së Kosovës, dhe pjesëtarë të organizatave nuk paguajnë biletën në autobus, disa prej tyre me arsyetimin se janë invalidë të luftës, thotë një konduktor i Trafikut Urban, në Prishtinë. “Mund të them se fitimi 10 deri në 15 për qind nga udhëtarët shkon për bartjen e këtyre kategorive” thotë konduktori.
Por, autobusët po u shpëtojnë bartjes pa pagesë, pasi kryeshefi ekzekutiv i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka marrë vendim që policët, pjesëtarët e FSK’së, qytetarët me asistencë sociale, veteranët e UÇK’së dhe invalidët e luftës tash e tutje do të paguajnë nëse duan të udhëtojnë me autobus.
Kjo ngase, siç tregon Mustafa, kompania që ai drejton nuk ka asnjë marrëveshje me institucionet dhe organizatat përkatës për lirim nga pagesa.
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...