Në takimin BE-Serbi të Këshillit për Stabilizim Asociim, kryeministrja serbe Ana Brnabiç dhe Shefja për politikë të jashtme dhe siguri në BE, Federica Mogherini kanë mbajtur një konferencë për shtyp, raporton portali arbresh.info
Mogherini nuk ka dhënë ndonjë datë për epilogun e dialogut Prishtinë-Beograd.
E pyetur se a ka ndonjë datë të qartë se kur do të dihet epilogu i bisedimeve Prishtinë-Beograd, Mogherini ka thënë se nuk është e qartë, pasi që palëve të përfshira u duhet kohë për punë intensive.
“Se kur dhe saktësisht do të bëhet i ditur rezultati i këtyre bisedimeve, sepse ndjej nevojën që në frymën e re të dialogut për të mbrojtur hapësirën politike për të dyja palët për të punuar në termin e përmbajtjes që është duke vazhduar në nivel presidentësh, jemi jashtëzakonisht të përkushtuar, të fokusuar në punë intensive me neve dhe ekipet tona, dhe pasi që kjo punë është në vazhdim e sipër, nuk do ta tregoj në publik përmbajtjen e tij apo perspektiva e tij, vetëm jam duke thënë se janë dy elemente, njëra që nuk duhet harruar është implementimi i Asociacionit dhe marrëveshjeve e masave të arritura deri tani”, është shprehur Mogherini. /arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...