Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka fajësuar Presidentin Hashim Thaçi që futi shtetin turk brenda Kosoëvs duke iu lejuar të vijë dhe të marrë gjashtë gylenistë. Selmanaj thotë se nuk mund të pushtohemi tani nga turqit.
Selmanaj ka qenë i ashpër me involvimin e autoriteteve turke në kidnapimin e shtetasve turq në territorin e Kosovës dhe dorëzimin e tyre në duart e pushtetit të Recep tayyip Erdoganit.
Ai ka thënë se “nuk jemi çliruar për t’u pushtuar tash nga dikush tjetër”.
Selmanaj ka vazhduar të akuzojë të parin e vendit se ka marrë komplet në duar frenat e shtetit dhe madje po kryen edhe punët që institucionet e sigurisë do të duhej t’i kryenin pa ndikim politik.
“Kam përshtypjen sikur në Kosovë është vetëm një person që i di të gjitha, të tjerët janë të margjilizuar. Ai pati informata se ku ka fjetur Gjuriqi. Pse nuk i ka pas këto informata MPB që të shkojnë dhe ta arrestojnë në mëngjes”, ka thënë ai.
E konfirmuar: Trepça e pret Vushtrrinë në Mitrovicë, pritet ...
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve