Nuk ishte i kënaqur me suksesin e djalit, prindi kanos stafin e shkollës

09:56 | 13 Korrik 2023
A Z

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka kanosur stafin e shkollës “Bajram Curri” në Istog në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt

“Shkolla Bajram Curri, Istog 12.07.2023 – 09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në shenjë pakënaqësie me suksesin në mësime të djalit të tij kishte kanosur stafin e shkollës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”. thuhet në njoftimin e PK-së./Arbresh.info/