Dje në Prishtinë një i dyshuar pasi nuk i është bindur urdhrave të zyrtarit policor për t’u ndalur ka tentuar të largohet me veturë duke rrezikuar policin.
Raporti i Policisë:
Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 15.11.2019-14:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që, njëri nga të dyshuarit derisa ishte duke drejtuar veturën nuk u është bindur urdhrave të zyrtarit policor për tu ndaluar, dhe duke drejtuar vrullshëm veturën e ka rrezikuar zyrtarin policor dhe është larguar me veturë. I dyshuari tjetër-vëllai i drejtuesit është paraqitur në stacion dhe ka deklaruar se ka qenë duke drejtuar veturën, por është konstatuar se është duke deklaruar rrejshëm. Gjatë kontrollit tek i dyshuari-drejtuesi është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje./arbresh.info/
Bllokohet puna në aeroportin e Vlorës
Gjendet i vdekur një burrë në Ulpianë të Prishtinës
Organizatori i protestës në Shkup, Ademi: Lejoni të hyjnë në...
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...