Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë përplasur mes vete në pjesën e parë të seancës së Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj ka akuzuar Kurtin se me aksionet në veri, ka gabuar. Madje sipas tij, ‘aksionet kanë fuqizuar strukturat kriminale në veri.
Kurti, tha se në Veri të Ibrit ka më shumë rend e ligj sot, sesa kurdo herë tjetër që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.
“Asnjë barrikadë nuk ka në Veri, a ka shumë punë e sfida? Po, se janë të trashëguara, por një nga një dhe krejt do t’i zgjidhim. Veriu ka qenë i rrezikuar atëherë kur Haradinaj e priste në zyrë kriminelin Radojqiq, atëherë ka qenë i rrezikuar, nuk e rrezikon veriun policia, veriun e rrezikojnë kriminelët dhe bashkëpunimi i tyre me politikanë të të gjitha ngjyrave, dhe kjo ka ndodh në korrik të vitit 2018 ”, tha Kurti./arbresh.info/
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë