Qeveria e Kosovës ka kushtëzuar Serbinë se nuk do të ketë Asociacion të Komunave me shumicë Serbe, pa heqjen e barrikadës mbi lumin Ibër dhe zhbllokimin e kodit telefonik për Kosovën. Madje, Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se me këtë qasje Serbia po e rrezikon vazhdimin e dialogut.
Megjithëse, sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve e fuqizon rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe jo vetëm kaq.
“Sigurisht se krejt kjo nuk është me probleme të vogla. Ngecjet në këtë aspekt jo vetëm një herë janë determinuar nga qasja joracionale e shtetit serb, sidomos me mospërmbushjen e marrëveshjeve të arritura. Kjo tashmë na jep të drejtë të kërkojmë fuqishëm nga Brukseli që ta bëjë presionin e saj më të fortë ndaj Serbisë që t’i respektojë marrëveshjet sepse me këtë qasje ajo po e rrezikon vazhdimin e dialogut”, ka thënë Abdullahu për “Zërin”.
Peci reagon pas intervistimit në Prokurorinë Speciale lidhur...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale në cilës...
Dyshime për manipulim votash në Obiliq, Prokuroria autorizon...
Faton Peci po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Hoti: Katër herë në 4 vjet u shtrenjtua energjia elektrike
Ministri Vitia e pranon se është intervistuar nga Prokuroria...