Shefi i Grupit Negociator i Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, ka thënë se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ka rënë në vdekje klinike.
“Sa i përket dialogut teknik të cilin e udhëheqë unë, mund të them se është në vdekje klinike që një kohë të gjatë nga ana e Brukselit dhe Beogradit. Me këtë nënkuptoj se të gjitha marrëveshjet që kanë mbetur pa u implementuar nga ana e serbëve, kanë shënuar degradim”, ka thënë Arifi për Telegrafin.
Arifi i theksoi po ashtu se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë ndryshim të kufijve
“Është çështje politike që udhëhiqet nga presidenti Thaçi është një nivel tjetër është çështje e faktorit politik të Kosovës dhe qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës është se nuk ka ndryshim të kufijve”, tha Arifi.
Ndryshe së fundmi çështja e korrigjimit të kufijve ka qenë një nga temat më të nxehta me të cilat po vazhdon të përballet Kosova dhe qytetarët e saj, pas deklaratës së presidentit Thaçi i cili se Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht idesë së Serbisë për shkëmbim territoresh.
Ndërkaq shumë faktor ndërkombëtar por edhe vendor, idenë e korrigjimit të kufijve e kanë cilësuar si të rrezikshme e cila mund të sjellë destabilitet në Ballkan./Telegrafi/
Benita këndon para dasmës: “Në burrë të martuar…”
Ministri ukrainas: Vetëm Trump mund ta ndalë luftën
Hamas: Nuk i dorëzojmë armët dhe as nuk pranojmë një qeveri ...
Rrahet avokati i Ilir Metës: Njëri po ofendonte, tjetri më g...
Rritet cilësia e shërbimeve në spitalin ‘Daut Mustafa’ pas i...
AUV tërheq nga tregu disa produkte APTAMIL për foshnje