Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, thotë se nuk do të gjuajnë gaz lotsjellës gjatë diskutimit për ushtrinë e Kosovës në Kuvend.
“Shqiptarëve e serbëve iu duhet zhvillim ekonomik e jo militarizim. Ky ligj nuk është vetëm në kundërshtim të interesave të serbëve, por edhe të shqiptarëve. Të rinjtë nuk dalin nga Kosova sepse nuk ekziston ushtria, por sepse nuk ka perspektivë në këtë vend, nuk ka perspektivë ekonomike,” është shprehur Simiq.
“Ushtria nuk do t’i sjellë jetë më të mirë qytetarëve. Ne nuk do të gjuajmë gaz lotsjellës por do ta lëshojmë seancën sidomos për shkak se ky nuk u intereson askujt e sidomos serbëve.”
Këto komente ai i ka bërë në seancë plenare, në kohën kur deputetët po shqyrtojnë projektligjet që fuqizojnë misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri në kompetenca të ushtrisë, raporton EO.
Gazi lotsjellës ishte “mjet” i përdorur nga opozita parlamentare në kohën kur në Kuvendin e Kosovës tentohej të votohej demarkacioni me Malin e Zi, e që sipas tyre me këtë marrëveshje Kosova po humbte mijëra hektarë tokë./EO/
Pavarësisht kuorumit, nis votimi për president
Deputeti Aliu prezanton kandidaturën e Hatixhe Hoxhës për pr...
FIFA e bën një ndryshim të madh për Botërorin 2026
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë