Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk di nëse ka viktima apo të lënduar nga shteti i Kosovës në shpërthimin në Bejrut të Libanit.
Të paktën deri tani nuk ka informacione nga MPJD, shkruan portali arbresh.info.

Arbresh.info ka kontaktuar me këtë dikaster orë më parë, por që kanë thënë se ende nuk i kanë mbledhur informatat lidhur me këtë.
Ditën e djeshme (e martë) në portin e Bejrutit ndodhi në shpërthim masiv në depon ku ishin të magazinuara 2,750 tonë nitrat amoni.
Deri tani të konfirmuar të vdekur janë 100 persona e më shumë se 4,000 të lënduar.
Sipas vlerësimeve paraprake 3-5 miliardë dollarë është dëmi i shkaktuar në kryeqytetin libanez./arbresh.info/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG