U nënshkrua sot në Kuvendin e Kosovës Memorandumi i Mirëkuptimit me Ambasadën e Norvegjisë, “Mbështetje për Kuvendin e Republikës së Kosovës, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij, komisionet dhe grupet parlamentare, nën kornizën Fuqizimi i paqes dhe shtetndërtimit dhe avancimi i agjendës evropiane të Kosovës”.
Memorandumin e nënshkruan kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ambasadori norvegjez në Kosovë, Jens Erik Grøndahl dhe drejtori ekzekutiv i Grupit Ballkanik për Hulumtim të Politikave, Naim Rashiti.
Nëpërmjet këtij memorandumi, palët angazhohen të bashkëpunojnë dhe të pranojnë nevojën për të avancuar agjendën e Kosovës për në BE dhe reformat, duke rritur kapacitetet legjislative dhe mbikëqyrëse të Kuvendit.
Po ashtu palët pajtohen të hyjnë në bashkëpunim i cili mes tjerash do të përfshijë mbështetjen për Kuvendin e Republikës së Kosovës për rekrutimin e ekspertëve për të mbështetur Kryetarin e Kuvendit, por edhe komisionet dhe grupet parlamentare në fushën e dialogut, ligjbërjes, bashkëpunimit rajonal, si dhe të llogaridhënies dhe transparencës së qeverisë e të institucioneve të tjera publike, të cilat i raportojnë Kuvendit.
Ndër të tjera, Memorandumi parasheh sigurimin e kapaciteteve për zhvillim në fushën e politikave të sigurisë dhe infrastrukturës kibernetike (softueri dhe hardueri). /arbresh.info/



Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan