Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grongahl, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e arritur për dhurimin e pajisjeve mjekësore, respektivisht 100 respiratorëve nga Mbretëria.
Pas aktit të nënshkrimit, ministri Mehaj dhe ambasadori Grongahl, vizituan Qendrën Mjekësore të FSK-së, ku nga drejtori i Qendrës Mjekësore, Dr. Shkëlzen Syla u njoftuan me pajisjet e dhuruara si dhe me aftësitë dhe kapacitetet aktuale profesionale, teknike dhe funksionale të Qendrës.
Në prononcimin para mediave, ambasadori Grongahl, ka thënë se Mbretëria e Norvegjisë, përmes këtij donacioni synon të mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes me pajisje mjekësore –respiratorë me qëllim të rritjes së kapaciteteve teknike dhe mjekësore të Qendrës Mjekësore të FSK-së në mënyrë që të menaxhojë sa më efektshëm situatën emergjente shëndetësore për shkak të pandemisë COVID- 19.
Ai gjithashtu, theksoi se bashkëpunimi në mes dy vendeve dhe ministrive do të vazhdoj edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, ministri Mehaj tha se ky donacion është tregues i fuqishëm i përkushtimit të shtetit mik norvegjez për mbështetjen ndaj Kosovës, të dëshmuar që nga paslufta në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë si dhe për të gjitha të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes.
Donacioni i sotëm përfshinë sasinë prej 100 respiratorëve dhe kapë vlerën rreth 1 milion euro duke përfshirë edhe koston e trajnimit të stafit për përdorimin e këtyre pajisjeve./RTK/
Nis fushata e kontrollit inteligjent të mjeteve në akset kom...
Uashington: Rizvanolli takohet me sekretarin e Brendshëm të ...
Kusari dhe Shahini bisedojnë për bashkëpunimin me sektorin p...
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...