Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës po shkon “mjaft vështirë”.
Ai shtoi se në Kosovë akoma ekzistojnë strukturat paralele që veprojnë me mbështetjen e Serbisë.
“Nuk po shkon lehtë. Është një proces mjaft i vështirë. Ne kemi ndërhyrje të madhe të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës, sidomos në pjesën veriore. Ne duam që t`i integrojmë serbët në të gjitha institucionet tona. Ne i kemi këto struktura paralele që veprojnë me mbështetjen e Serbisë. Ne nuk shohim arsye që kjo të vazhdojë “, ka thënë Mustafa, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni avaz “, transmeton Klan Kosova.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka shtuar se Kosova dëshiron që t`i normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.
“Sa i përket njohjes, ky është një proces politik. Kjo nuk na pengon që të bashkëpunojmë Tani kemi marrëveshje të cilat duhet të zbatohen”, ka thënë Mustafa.
Ai shtoi se Prishtina, pavarësisht çdo gjëje, bashkëpunon me Beogradin, kryesisht nëpërmjet dialogut në Bruksel.
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit