Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar Gjermaninë, pasi sot Këshilli Federal miratoi kërkesën për njohje të patentë shoferëve nga Kosova në të gjithë territorin gjerman.
Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Këshilli Federal Gjerman ka votuar pro, duke treguar besimin tek autoriteti kompetent i Kosovës.
Good news for our citizens in ??! Today the German Federal Council voted in favor of the recognition of Kosovar drivers licenses, showing its full trust in the competent ?? authority. Herzlichen Dank!
— Albin Kurti (@albinkurti) February 11, 2022
“Lajm i mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke treguar besimin e tij të plotë tek autoriteti kompetent i Kosovës. Shumë faleminderit!”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, sot Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati ka votuar me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...