Njoftim rreth vaksinimit kundër COVID-19

21:26 | 15 Qershor 2021

Në Kosovë ka filluar sot vaksinimi i anë masë më vaksinën kundër COVID-19.

“Bazuar në Planin e Veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë me Vaksinën kundër COVID-19 dhe në Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19 (faza II) , vaksinimi po vazhdon me kategorinë e personave të moshës mbi 65 vjeçare, personat më sëmundje kronike dhe, ditëve në vijim do të vazhdohet edhe me kategoritë e tjera të parapara në fazën e dytë të vaksinimit, përfshirë forcat e sigurisë, të ndërlidhura me menaxhimin e COVID-19”, thuhet në njoftim të MSh-së.

Me qëllim të mbarëvajtjes së procesit, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që në qendrat e vaksinimit të paraqiten vetëm pasi të kenë marrë thirrjen apo njoftimin për vaksinim, sipas terminëve të përcaktuara përmes platformës e Kosova. (https://ekosova.rks-gov.net/)

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit në komunën e tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit ose ndonjë dokumenti valid; Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore; Forcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me radhë.

Nëse të njëjtit nuk i paraqesin këto dokumente/dëshmi në qendrat e vaksinimit, nuk do të vaksinohen.

MSh u bën thirrje sërish qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën e Kosova për të aplikuar për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe të ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me vaksinimin si proces./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara