Organizata e Veteranëve të Luftës ka njoftuar për detajet në lidhje me pajisjen me kartelë të veteranit. Në këtë njoftim specifikohet mënyra e pajisjes dhe shuma në të holla.
“Njoftojmë të gjithë Veteranët e Luftës së UÇK-së se për t’u pajisur me kartelën e veteranit, duhet të aplikojnë në degët tona në Komunat ku jetojnë.
Pagesa e anëtarësisë është 1 euro në muaj përkatësisht 12 euro në vit, e cila është e përcaktuar me anë të procedurave statutare që nga themelimi i Organizatës, nga e cila anëtarësi, 5 euro i paguhet selisë qendrore për shpenzimet e materialit dhe shtypjes së kartelës ndërsa 7 euro i mbetet degës për nevoja të mirëmbajtjes së zyreve.
Asnjë aplikues nuk është i obliguar të bëjë pagesë më shumë sesa shuma e përcaktuar, deri në një vendim tjetër të Kryesisë.
Këtë njoftim e bëjmë për arsye se kemi disa ankesa nga terreni se diku po keqpërdoret kjo, duke ua marrë nga 20 euro. Nëse nuk respektohen vendimet në fuqi, do t’i paraqesim dhe do të inicohen procedurat ndaj personave që keqpërdorin detyrën zyrtare” thuhet në njoftim.
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...