Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton opinionin publik se ka hapur dëgjim publik lidhur me draft-Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe për draft-Rregulloren për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftit përfundimtar të draft-Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe të draft-Rregullores për Veprimtarinë, Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Andaj, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e këtyre dy draft-Rregulloreve deri më datë 29 korrik 2022./arbresh.info
Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]
Gjithashtu, bashkangjitur gjeni linkun ku mund ti gjeni të publikuara dy Draft-Rregulloret në fjalë https://prokuroria-rks.org/degjim-publik
KEK paralajmëron ndaljen e njësisë A4 në TC Kosova A për shk...
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...