Parlamenti ka rënë dakord të lejojë autoritetet të përdorin të dhëna elektronike nga celularët, tabletët, kompjuterët dhe USB -të për të përcaktuar identitetin e azilkërkuesve në Zvicër.
Të mërkurën Senati ndoqi Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht kundërshtimit nga e majta politike, e cila argumentoi se masa është një shkelje e të drejtave themelore. Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se masa e re do të zbatohej vetëm në raste të jashtëzakonshme,përcjell tutje albinfo.ch.
Autoritetet e imigrimit kryen një projekt pilot të ngjashëm gjashtëmujor më 2017-18 dhe thanë se ai kishte dhënë rezultate të dobishme në rreth 15% të rasteve.
Në një vendim tjetër, Senati gjithashtu ndoqi dhomën tjetër parlamentare në miratimin e testimit të detyrueshëm Covid për azilkërkuesit që janë në pritje të dëbimit. Kjo masë zbatohet për njerëzit mbi moshën 15 vjeç. Ajo mbetet e vlefshme deri në fund të vitit 2022.
Qeveria dhe shumica në Parlament argumentuan se numri i azilkërkuesve të refuzuar ishte rritur ndjeshëm në muajt e fundit dhe situata nuk kishte gjasa të ndryshonte së shpejti.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...