Gjykata Speciale ka hapur thirrjen për paraqitje të avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, të dyshuarve dhe viktimave. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të kësaj gjykatë.
Thirrja për akreditim të mbrojtësve të të akuzuarve apo dyshuarve tjerë ka ndodhur ndërkohë sa ende nuk janë bërë publik emrat e personave që do të ballafaqohen me drejtësinë e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Zyra për Media e kësaj gjykate i ka emërtuar si Direktivë për Mbrojtësit, hapet e procesit të paraqitjes së kërkesave për mbrojtës të të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për mbrojtës të viktimave.
Ky është njoftimi i plotë:
Në kuadër të mandatit të tyre për mundësimin e procedurave të drejta dhe të sigurta, Dhomat e Specializuara të Kosovës garantojnë të drejtat themelore të të dyshuarve ose të akuzuarve për mbrojtje, si dhe ato të viktimave. Për mbrojtjen e të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për pjesëmarrjen e viktimave nevojiten mbrojtës kompetent.
Me miratimin e Kryetares, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, sot nxori Direktivën për Mbrojtësit, e cila hyri në fuqi në ditën e publikimit të saj në faqen e Dhomave të Specializuara në Internet.
Direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash.
Rrjedhimisht, ftesa për dorëzimin e kërkesave për pranim në Listën e Mbrojtësve nga sot është e hapur. Kërkesat për përfshirje në:
– Listën e Mbrojtësve të Specializuar, i dërgohen Zyrës së Mbrojtjes të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në: [email protected]
– Listën e Mbrojtësve të Viktimave, i dërgohen Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në adresën: [email protected]
Formularin e Kërkesës dhe Udhëzuesin në lidhje me plotësimin e formularit të kërkesës për pranim në Listën e Mbrojtësve mund t’i gjeni në faqen tonë në Internet.
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...